Sa asamblistë kishin VV, PDK, LDK e AAK në 2021 dhe sa kanë tani?

Sa asamblistë kishin VV, PDK, LDK e AAK në 2021 dhe sa kanë tani?

Gazetari i Klan Kosovës, Enis Reçica sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka treguar se sa asamblistë kishin VV, PDK, LDK e AAK në 2021 dhe sa kanë tani.

Sipas të dhënave të paraqitura nga Reçica, del që Partia Demokratike e Kosovës ka mbizotëruar.

“Nëse i referohemi të dhënave që u proklamuan për asamble, atëherë del që vërtetë PDK-ja ka mbizotëruar, sepse thuhet që ka marrë tash 208 asamblistë, në nivel vendi, e që del dy më shumë sesa në vitin 2021, kur i ka pasur 206 asamblistë. Po kaq 206 i ka pasur edhe LDK-ja gjatë vitit 2021, ndërkaq tani LDK-ja ka rënë në 199 asamblistë”.

“Në vitin e kaluar zgjedhor, pra në vitin 2021, Lëvizja Vetëvendosje ka pasur 193 asamblistë, tani i ka 188 asamblistë, ndërkaq AAK-ja nga 220, tani ka rënë në 98 asamblistë”, është shprehur tutje ai./Klankosova.tv

The post Sa asamblistë kishin VV, PDK, LDK e AAK në 2021 dhe sa kanë tani? appeared first on Klan Kosova.