Ruzhdi Shehu: Investime të mëdha në bujqësinë e Junikut gjatë mandatit të parë

Ruzhdi Shehu: Investime të mëdha në bujqësinë e Junikut gjatë mandatit të parë

Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur për qytetarët se bujqësia mbetet një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të komunës. Gjatë mandatit të parë qeverisës, janë realizuar investime të mëdha në infrastrukturën bujqësore dhe atë të ujësjellës-kanalizimeve:


Rreth 6,500 metra kanale ujitjeje janë ndërtuar me një investim prej rreth 325,000€.

Rreth 3,640 metra kanalizime janë rehabilituar në lagje të ndryshme, me një investim prej 250,000€.

Shehu tha se në mandatin e dytë do të vazhdojnë projektet për përmirësimin e bujqësisë, duke synuar rritjen e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve të Junikut.