Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka organizuar sot takimin përmbyllës me gratë dhe vajzat e Junikut në kuadër të fushatës për zgjedhjet komunale 2025. Në këtë takim morën pjesë mbi 200 pjesëmarrëse nga Juniku, të cilat janë votuese në komunën e tyre.
Shehu falënderoi gratë për përkrahjen e madhe dhe theksoi rolin e tyre kyç në shoqëri.
“Gruaja është shtylla e shoqërisë, potenciali dhe fuqia më e madhe që e kemi. Prandaj në mandatin tonë të dytë do të vazhdojmë me shumë projekte që në fokus do të kenë përkrahjen e rolit të gruas dhe fuqizimin e saj në vendimarrjen e Komunës së Junikut”, tha kryetari Shehu.
Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për pjesëmarrjen masive dhe rikujtoi përkushtimin e tij për vijimin e zhvillimit të komunës pa balotazh. “Urime të gjithve. Vazhdojmë +4 pa balotazh”, përfundoi Shehu.
Takimi është pjesë e fushatës për zgjedhjet komunale të 12 tetorit, ku Shehu synon një mandat të dytë në krye të Junikut.