Ruzhdi Shehu: 700 mërgimtarë junikas votuan për LDK-në deri tani

Ruzhdi Shehu: 700 mërgimtarë junikas votuan për LDK-në deri tani

Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka falënderuar dhe njëkohësisht ka bërë thirrje për mobilizim të mërgatës junikase në prag të zgjedhjeve të 12 tetorit.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se deri tani kanë votuar me postë rreth 700 prej 1407 votuesve të regjistruar nga mërgata, duke theksuar se ky kontribut është vendimtar për të ardhmen e komunës.


“Mërgata është gjysma e zemrës së Junikut, prandaj vota juaj është e domosdoshme për të vendosur mbi fatin e Junikut në 4 vitet e ardhshme. Lusim të gjithë mërgimtarët që ende nuk kanë votuar të shfrytëzojnë votën e tyre. Vetëm kështu mund të konfirmojmë fitoren tonë më 12 tetor pa balotazh”, ka shkruar Shehu.

Ai gjithashtu ka ftuar të gjithë ata që nuk kanë arritur të regjistrohen për votim me postë, që më 12 tetor të udhëtojnë drejt Junikut për të marrë pjesë në procesin zgjedhor.

Sipas tij, mobilizimi i mërgatës është vendimtar për ta siguruar fitoren e LDK-së në këtë komunë.