Gazetari i Klan Kosovës, Liridon Zeqiri i cili ka qëndruar në Bruksel për të ndjekur nga afër zhvillimet lidhur me Samitin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, përmes një lidhje direkte ka thënë se gjatë ditës së sotme kanë pasur takim me një prej zyrtarëve të NATO-s dhe njoftoi gjithashtu se për rastin e Banjskës është kërkuar që aktorët të mbahen përgjegjës.
Zeqiri bëri të ditur se Klan Kosova i ka bërë edhe pyetje Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në lidhje me deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për luftë.
Rutte ka thënë se mbështetja për Ukrainën s’është vetëm fjalë, derisa nuk ka komentuar deklaratat e Vuçiqit për luftë.
“Kemi pasë takim me një prej zyrtarëve të NATO-s dhe na ka thënë se Ballkani është çështje strategjike për këtë aleancë ushtarake dhe se vëmendja e tyre është në këtë pjesë. NATO nuk do të lejojë të ketë vakuum të sigurisë”.
“Për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit është kërkuar që aktorët të mbahen përgjegjës. Për krerët e shteteve bëhet thirrje për dialog si e vetmja alternative”.
“Klan Kosova ka arritur që të bëjë pyetje për sekretarin Rutte, lidhur me deklarimet e presidentit te Serbisë, Aleksandar Vuçiq “se do të ketë luftë dhe se të giithë janë duke u përgatitur për këtë”.
“Ai ka thënë se gjithçka që ndodh në Ballkan ka fokusin e tyre dhe se në këte ministerial do të flitet për rajonin përgjithësisht, por jo deri në nivelin e atillë”, u shpreh tutje Zeqiri.
Gazetari Zeqiri bëri të ditur gjithashtu se Rutte ka treguar se shtimi i resurseve të NATO-s ka qenë një prej temave që është diskutuar me 32 ministrat e vendeve anëtare.
“Edhe sot kemi qëndruar në Bruksel për ta përcjellë Samiti i Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s. Ka qenë një ditë me goxha angazhime edhe për neve, mirëpo me plot takime atje në selinë qendrore të Aleancës Veri-atlantike”.
“Pas gjithë aktiviteteve, ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte që ka dalë në konferencë për media dhe ka treguar se shtimi i resurseve të NATO-s ka qenë një prej temave që është diskutuar me 32 ministrat e vendeve anëtare dhe krejt kjo ka buruar nga Samiti i NATO-s i cili është mbajtur në Hagë në qershor të këtij viti, ku ka qenë thirrje e presidentit të ShBA-së, Donald Trump që vendet anëtare të NATO-s ta rrisin buxhetin në 5 për qind të shpenzimeve për mbrojtje, pra të bruto produktit të tyre total vendor”, u shpreh tutje Zeqiri./Klankosova.tv
The post Rutte thotë së mbështetja për Ukrainën s’është vetëm fjalë, s’komenton deklaratat e Vuçiqit për luftë appeared first on Klan Kosova.