Rutte: Sulmet në Kiev tregojnë rrezikun nga Rusia

news image

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar pas sulmeve të natës së kaluar në kryeqytetin ukrainas, Kiev, që shkaktuan viktima civile.

Në një postim në rrjetin social X, Rutte theksoi rëndësinë e mbështetjes së Ukrainës për të mbrojtur veten.

“Sulmet e tmerrshme të natës së kaluar në Kiev, që vranë kaq shumë civilë të pafajshëm, tregojnë edhe një herë se nuk mund të jemi naivë në lidhje me Rusinë,” tha ai.

Më tej, Rutte shtoi se “Ne duhet të sigurohemi që Ukraina të ketë atë që i nevojitet për të mbrojtur veten dhe për të siguruar një paqe të qëndrueshme.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/