Rutte paralajmëron: Sulmi kinez ndaj Tajvanit mund të nxisë Rusinë të ndërmarrë veprime kundër NATO-s

news image

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se një sulm nga Kina ndaj Tajvanit mund të nxisë Rusinë të ndërmarrë veprime kundër NATO-s. Ai ka theksuar se të dy vendet duhet të shihen si një tërësi strategjike.

“Nëse Kina vendos të ndërmarrë veprime kundër Tajvanit, ka shumë të ngjarë që ajo do ta detyrojë partnerin e saj të vogël në këtë marrëdhënie, pra Rusinë nën udhëheqjen e Vladimir Putinit, të ndërmarrë veprime kundër NATO-s për të na pushtuar”, ka deklaruar Rutte gjatë sesionit të 71-të vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Lubjanë.

Sipas tij, lidhjet e ngushta mes Moskës dhe Pekinit duhet të trajtohen si pjesë e një rreziku të përbashkët për sigurinë ndërkombëtare.

Rutte ka shtuar se, megjithatë, Aleanca është shumë më e fortë se Rusia dhe se nuk ka nevojë për përshkallëzim të situatave që ndodhin me shkeljet ajrore.

“Aleanca është dukshëm më e fortë se rusët, kështu që nuk ka nevojë të rrëzohen aeroplanët rusë që shkelin hapësirën ajrore të vendeve anëtare”, ka theksuar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/