Friday, March 6, 2026
spot_img
HomeLajmeRusia u bën thirrje qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në Kosovë

Rusia u bën thirrje qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në Kosovë

Rusia u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të përmbahen nga udhëtimet në Kosovë, duke përmendur “rreziqe të larta” dhe mungesë të kontakteve zyrtare me institucionet kosovare.

Kjo deklaratë u bë nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, gjatë një konference për media.

Reagimi erdhi pas arrestimit më 10 shkurt në Arllat të Drenasit nga Policia e Kosovës të një shtetasi rus dhe dy shtetasve të Bjellorusisë, të dyshuar për kalim të paautorizuar të kufirit.

Zakharova tha se Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosova dhe për këtë arsye nuk ka kontakte zyrtare me autoritetet e saj, duke theksuar se kjo e bën të vështirë mbrojtjen e interesave të qytetarëve rusë në territorin kosovar.

Ajo gjithashtu përmendi se në vitin 2022 Qeveria e Kosovës shtrëngoi regjimin e vizave për shtetasit rusë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT