Rusia ka pretenduar se Ukraina ka ndërmarrë një sulm me dronë me qëllim për të goditur helikopterin presidencial të Vladimir Putinit gjatë një vizite të tij në rajonin e Kurskut, afër kufirit me Ukrainën, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjeneralmajori rus Yuri Dashkin deklaroi për mediat shtetërore se gjatë kohës që presidenti rus ndodhej në këtë rajon, Ukraina nisi një “sulm të paparë” me fluturake pa pilot.
“Gjatë periudhës kur presidenti Putin po punonte në rajonin Kursk, ukrainasit nisën një sulm të paparë me fluturake pa pilot. Grupi i mbrojtjes ajrore në këtë zonë shkatërroi 46 dronë”, tha ai, duke shtuar se sulmet ndodhën pikërisht gjatë fluturimit të helikopterit të Putinit.
Dashkin shtoi se “intensiteti i sulmit gjatë fluturimit të helikopterit të komandantit suprem mbi rajonin Kursk u rrit ndjeshëm” dhe se njësitë e mbrojtjes ajrore zhvilluan një betejë në ajër për të mbrojtur presidentin rus.
Në një intervistë për televizionin shtetëror, gjenerali konfirmoi se “helikopteri i Putinit ishte në të vërtetë në zonën e luftimeve”, duke lënë të kuptohet se Ukraina mund të ketë pasur dijeni për vizitën e pareklamuar të liderit rus në Kursk.
Autoritetet ukrainase nuk kanë komentuar mbi këto pretendime deri tani.
A helicopter with Putin on board during his visit to the Kursk region found itself at the epicenter of repelling an attack by Ukrainian UAVs.
Source: RIA Novosti pic.twitter.com/aXRJXHYwNf
— Clash Report (@clashreport) May 25, 2025
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
//platform.twitter.com/widgets.js
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);