Rusia ka lëshuar një deklaratë pas hyrjes së tre avionëve të saj në hapësirën ajrore të Estonisë.
Sipas tyre, fluturimi ishte “i planifikuar”, raporton skywnews, transmeton Sinjali.
Deklarata thotë: “Më 19 shtator të këtij viti, tre avionë luftarakë rusë MiG-31 kryen një fluturim të planifikuar nga Karelia drejt një baze ajrore në rajonin e Kaliningradit.
“Fluturimi u zhvillua në përputhje të rreptë me Rregullat Ndërkombëtare për Përdorimin e Hapësirës Ajrore, pa shkelur kufijtë e shteteve të tjera, siç konfirmohet nga mjetet objektive të monitorimit.
“Gjatë fluturimit, avionët rusë nuk devijuan nga rruga e rënë dakord dhe nuk shkelën hapësirën ajrore të Estonisë. Rruga e fluturimit të avionëve kaloi mbi ujërat neutrale të basenit të Detit Baltik, në një distancë më shumë se tre kilometra nga ishulli Vaindlo.”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!