E diel, 22 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeRusia nis kthimin e 1,212 trupave ukrainase

Rusia nis kthimin e 1,212 trupave ukrainase

Rusia ka dorëzuar grupin e parë prej 1,212 trupash të ushtarëve ukrainas, në zbatim të marrëveshjes humanitare të arritur mes palëve më 2 qershor në Stamboll. Lajmin e bëri të ditur gjenerallejtënant Alexander Zorin, përfaqësues i grupit negociator rus, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në përputhje të rreptë me marrëveshjet, pala ruse ka dorëzuar trupat e ushtarëve ukrainas të përgatitur për riatdhesim në zonën e shkëmbimit,” deklaroi Zorin, duke shtuar se trupat janë identifikuar përmes uniformave dhe vendndodhjes së gjetjes.

Ai bëri të ditur se trenat me trupat e pajetë do të nisen drejt kufirit brenda një ore dhe se më shumë se 6,000 trupa ukrainase janë gati për t’u kthyer në atdhe në fazat e ardhshme të marrëveshjes.

Zorin theksoi se ky është një veprim thjesht humanitar dhe jo politik, ndërsa pret konfirmim nga pala ukrainase për të vazhduar me aksionin javën e ardhshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT