NATO ka shprehur shqetësimin se Rusia mund të vendosë armë bërthamore në hapësirë së shpejti, sipas një raporti të botuar në gazetën gjermane Welt am Sonntag.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka konfirmuar se aleanca është në dijeni të shqyrtimit nga Rusia për vendosjen e armëve bërthamore në hapësirë. Ai theksoi se aftësitë hapësinore të Rusisë janë tashmë të vjetruara dhe nuk mund të krahasohen me ato të Perëndimit.
“Zhvillimi i armëve bërthamore në hapësirë mund të mundësojë përmirësimin e aftësive të Rusisë, dhe kjo është një shqetësim i madh,” tha Rutte.
Raporti thekson se armët anti-satelitore të Rusisë nuk janë të drejtuara drejt Tokës, por ndaj satelitëve. Shkatërrimi i satelitëve mund të shkaktojë kaos në planet, pasi shumë sisteme të rëndësishme funksionojnë në varësi të këtyre satelitëve.
Rutte paralajmëroi gjithashtu për mundësinë e shkeljes së Traktatit të Hapësirës së Jashtme të vitit 1967, i cili detyron shtetet nënshkruese të përdorin hapësirën për qëllime paqësore. Ky traktat është ratifikuar nga shumica e vendeve, përfshirë Rusinë dhe SHBA-në.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi se konkurrenca në hapësirë është bërë shumë më intensive në vitet e fundit dhe se mjedisi hapësinor është më i mbushur, më i rrezikshëm dhe më i paparashikueshëm se kurrë. Ai shtoi se kjo ka ndikim jo vetëm në sektorin komercial, por edhe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë globale.
Për më tepër, sipas një raporti, NATO e ka përditësuar politikën e saj në vitin 2021, duke vendosur që klauzola e mbrojtjes reciproke sipas nenit 5 të statutit të saj të zbatohet edhe për sulmet që vijnë nga hapësira.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);