Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë janë plagosur në sulmin më të madh me dron rus ndaj qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkivit, ka bërë të ditur kryetari i bashkisë.
Ihor Terekhov tha se gjatë natës, Rusia ka lëshuar 48 dronë, dy raketa dhe katër bomba lundruese.
“Ka shumë dëme,” deklaroi ai, duke shtuar se janë goditur tre ndërtesa të larta banimi. Pamje filmike tregojnë disa kate të një prej këtyre ndërtesave të përfshira nga flakët.
Një natë më parë, gjashtë persona u vranë dhe 80 të tjerë u plagosën në të gjithë Ukrainën, kur Rusia e sulmoi vendin me mbi 400 dronë dhe gati 40 raketa, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.
Rusia tha se ky sulm ajror ishte përgjigje ndaj “akteve terroriste të regjimit të Kievit”, duke pretenduar se objektiva ushtarake ishin shënjestra e saj.
Ky zhvillim ndodhi disa ditë pas sulmeve të guximshme me dron të Ukrainës që synuan avionët strategjikë luftarakë rusë në katër baza ajrore brenda territorit të Rusisë.
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) bëri të ditur se të paktën 40 avionë rusë u goditën gjatë operacionit të koduar “Rrjeta e Merimangës”, të dielën e kaluar.
Sipas Ukrainës, u përdorën 117 dronë: fillimisht ata u kontrabanduan në territorin rus, më pas u vendosën në kabina druri të montuara mbi rimorkio kamionësh, të cilat ishin të mbuluara me çati të kontrollueshme në distancë.
Më pas, kamionët u drejtuan në afërsi të bazave ajrore ruse nga shoferë që thuhet se nuk ishin në dijeni të ngarkesës që po transportonin. Dronët më pas u lëshuan në mënyrë të komanduar nga larg.
Duke folur për gazetarët të premten në mbrëmje, presidenti amerikan Donald Trump tha se ukrainasit i kishin dhënë presidentit rus Vladimir Putin “një arsye për të hyrë dhe për t’i bombarduar rëndë natën e kaluar”.
Rusia nisi një pushtim të gjithanshëm të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);