E diel, 4 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeRusia kërkon përgjigje përfundimtare nga Ukraina rreth ofertës për armëpushim

Rusia kërkon përgjigje përfundimtare nga Ukraina rreth ofertës për armëpushim

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë të shtunën se Rusia kërkon përgjigje “definitive” nga ana e Ukrainës në lidhje me ofertën e presidentit rus, Vladimir Putin, për armëpushim treditor që përkon me Paradën e Fitores për Luftën e Dytë Botërore.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deri më tash ka përjashtuar mundësinë e një armëpushimi të këtillë, tek ka thënë se është i gatshëm të pranojë armëpushim që zgjat të paktën 30 ditë, transmeton Reuters.

Peskov ka deklaruar para gazetarëve se oferta e Putinit është test për të vlerësuar gatishmërinë e Ukrainës për t’i dhënë fund luftës.

Presidenti rus ka shpallur të hënën një armëpushim treditor për të shënuar 80-vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik dhe aleatëve të tij në Luftën e Dytë Botërore.

Kremlini zyrtar ka njoftuar se armëpushimi 72-orësh do të zgjasë nga data 8 maj deri më 10 maj – kohë gjatë së cilës lideri rus do të presë udhëheqës ndërkombëtarë, përfshirë presidentin kinez Xi Jinping, për të festuar fitoren ndaj Gjermanisë naziste. Por presidenti ukrainas Zelensky ka paralajmëruar se nuk mund të garantojë sigurinë e liderëve të huaj gjatë paradës në Moskë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT