I ngarkuari i përkohshëm me punë i Rusisë në Poloni, Andrey Ordash, ka hedhur poshtë pretendimet se dronët rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore polake.
“Ne besojmë se pretendimet janë të pabaza. Nuk ka pasur prova se këta dronë janë me origjinë ruse.”, ka deklaruar Ordash për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se është thirrur në Ministrinë e Jashtme të Polonisë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!