Një gjykatë në Moskë ka shpallur fajtore kompaninë Google për shkelje të legjislacionit rus, duke i vendosur një gjobë prej mbi 176 milionë eurosh.
Sipas raportimeve të agjencisë Interfax, gjoba administrative arrin në mbi 16 miliardë rubla dhe lidhet me moszbatimin e një vendimi të mëparshëm gjyqësor.
Autoritetet ruse e kanë ndëshkuar vazhdimisht Google për mosheqjen e përmbajtjeve të ndaluara, moslokalizimin e të dhënave të përdoruesve rusë dhe shkelje të tjera.
Që nga fundi i vitit 2021, kompania është përballur me gjoba që kapin vlerën e mbi 29 miliardë rublave.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


