E shtunë, 7 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeRusia akuzon Ukrainën për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve, ndërsa sulmet...

Rusia akuzon Ukrainën për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve, ndërsa sulmet në Kharkiv e Kherson vazhdojnë

Autoritetet ruse kanë akuzuar Ukrainën të shtunën se po e zvarrisin zbatimin e marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve të luftës dhe kthimin e trupave të ushtarëve të vrarë – një marrëveshje e arritur më herët gjatë javës në bisedimet në Stamboll.

“Pala ukrainase ka shtyrë për një periudhë të pacaktuar si pranimin e trupave, ashtu edhe shkëmbimin e të burgosurve të luftës”, ka shkruar kryenegociatori rus, Vladimir Medinsky.

Nga ana tjetër, Ukraina ka reaguar ndaj sulmeve të shtuara nga Rusia në disa rajone. Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Andrii Sybiha, u ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë të rrisin presionin ndaj Moskës, duke e akuzuar Rusinë për vazhdimin e sulmeve ndaj civilëve.

“Për t’u dhënë fund vrasjeve dhe shkatërrimit nga ana e Rusisë, nevojitet më shumë presion ndaj Moskës, si dhe më shumë hapa për forcimin e Ukrainës”, ka deklaruar Sybiha.

Forcat Ajrore të Ukrainës kanë bërë të ditur se Rusia lëshoi 206 dronë dhe nëntë raketa gjatë një vale të re sulmesh ajrore brenda natës.

Si pasojë, të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë janë plagosur nga sulmet në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, sipas kryetarit të këtij qyteti, Ihor Terekhov.

Në qytetin jugor të Khersonit, bombardimet ruse lanë të vdekur një çift dhe dëmtuan dy ndërtesa shumëkatëshe, ka njoftuar guvernatori i rajonit, Oleksandr Prokudin.

Sulme ajrore janë raportuar gjithashtu edhe në rajonet e Dnipropetrovskut, Odesës dhe Ternopilit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT