E enjte, 8 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeRusia akuzon Ukrainën për përpjekje sulmuese pas shpalljes së armëpushimit

Rusia akuzon Ukrainën për përpjekje sulmuese pas shpalljes së armëpushimit

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi të enjten se forcat ukrainase kishin bërë dy tentativa për të thyer kufirin në rajonin rus të Kurskut që nga fillimi i armëpushimit tradicional, të shpallur njëanshëm nga Moska, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas agjencisë “Reuters”, Rusia dhe Ukraina kanë ngritur akuza të ndërsjella për shkeljen e këtij armëpushimi, i cili u shpall nga presidenti rus Vladimir Putin javën e kaluar dhe hyri në fuqi të enjten.

Rusia bëri të ditur se sulmet ndaj fushave ajrore ukrainase dhe kapja e fshatit Troitske në rajonin Donetsk kishin ndodhur përpara se të hynte në fuqi armëpushimi.

Nga ana tjetër, një zëdhënës ushtarak ukrainas deklaroi se Rusia ka vazhduar sulmet në disa zona të frontit lindor, ndërsa prokurorët ukrainas thanë se gjatë bombardimeve në rajonin Sumy, një burrë u vra dhe dy persona të tjerë u plagosën.

Në jug të Ukrainës, Vladimir Saldo, guvernator i emëruar nga Rusia në rajonin Kherson, tha se një grua humbi jetën nga copëzat e predhave ukrainase pranë shtëpisë së saj afër Lumit Dnipro.

Agjencia “Reuters” thekson se nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur raportimet nga zona e luftimeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT