E martë, 12 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeRukovci: Shtatzënat janë neglizhuar dhe shkelur edhe në klinikat private

Rukovci: Shtatzënat janë neglizhuar dhe shkelur edhe në klinikat private

Gjendja hiç më e mirë se në sektorin publik, nuk është as në atë privat.

Kështu tha në emisionin Kiks Kosova, Eurisa Rukovci, themeluese e “Grazeta”, e cila kreu hulumtimin për neglizhencën dhe keqtrajtimin e grave shtatzëna në institucionet shëndetësore në vend.

Nga rrëfimet e gati 1 mijë e 300 lehonave, Rukovci nxjerrë në pah se gjendja hiç më e mirë e trajtimit të grave shtatëzëna nuk është as në sektorin privat.

Megjithatë, përqindja më e madhe e rasteve të trajtimit jodinjitoz, sipas saj, mbetet ajo në spitalet dhe klinikat shtetërore.

Madje, nënat rrëfyen se mjekët e njëjtë i trajtuan ndryshe në institucione publike, e ndryshe kur shkonin në klinikat e tyre private.

“Kemi pasë raste që X, Y është sillë shumë keq në spitalin publik, por ndryshe në klinikat private”, tha ajo në Kiks, raporton Klan Kosova.”

Pavarësisht keqtrajtimit, ajo bën të ditur se masat e vetme të cilat merren ndaj stafit mjekësor, është vërejtja verbale.

The post Rukovci: Shtatzënat janë neglizhuar dhe shkelur edhe në klinikat private appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT