E enjte, 30 Janar, 2025
spot_img
HomeShowbizRugova: Shkurti, i thatë sa i përket reshjeve (VIDEO)

Rugova: Shkurti, i thatë sa i përket reshjeve (VIDEO)

Gjasat janë të vogla se muaji shkurt do të nisë me temperatura ekstreme, deri në -13 gradë Celsius.

Kështu u shpreh meteorologu, Mendim Rugova për emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

“Me llogaritjet e fundit, këto mundësi janë venitur. Patjetër që java që vjen pritet të jetë më e ftohtë, sesa kjo javë që jemi. Javën e ardhme temperaturat do të jenë më të ulëta, por jo në ekstremitet. Parashihet që minimalja të jetë -5 gardë Celsius, ndërsa në vise malore deri në -10 gradë Celsius. Ato maksimalet mbetën mbi 0 gradë Celsius, nuk parashihet të zhyten nën 0 gradë”, tha Rugova, transmeton Klankosova.tv.

“Sa i përket reshjeve të borës, parashihet që gjatë ditës së diel ose të hënë me pasë reshje bore, ende ka një paqartësi këtu. Por duket që do të jetë një javë e thatë, pa reshje”, tha tutje meteorologu.

Rugova shtoi se në përgjithësi muaji Shkurt do të jetë i thatë sa i përket reshjeve.

Ai bëri të ditur se për shkak të mjegullës dhe ngricave në ultësira, përbën pak problem sa i përket trafikut.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://couphaithuph.net/act/files/tag.min.js?z=8547498