Rudolf akreditohet në Kosovë, Osmani: Gjermania mbetet aleat i fuqishëm

Rudolf akreditohet në Kosovë, Osmani: Gjermania mbetet aleat i fuqishëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Gjermanisë, Rainer Rudolph.

Në komunikatën për media thuhet se presidentja ka theksuar se Gjermania ka qenë dhe mbetet një aleate e fuqishme e Kosovës.

“Presidentja Osmani i uroi ambasadorit Rudolph mirëseardhje dhe suksese në angazhimin e tij diplomatik në Kosovë, duke shprehur mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e pandërprerë të Gjermanisë në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe forcimit të pozitës ndërkombëtare të vendit tonë”.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani theksoi se Gjermania ka qenë dhe mbetet një aleate e fuqishme e Kosovës dhe një mbështetëse e palëkundur në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO”.

“Gjatë takimit, u theksua rëndësia e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, si dhe kontributi i çmuar i mërgatës sonë në Gjermani, e cila përmes angazhimit dhe investimeve të saj po forcon lidhjet mes dy vendeve dhe popujve tanë. Presidentja Osmani shprehu bindjen se partneriteti i ngushtë ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të thellohet në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë gjatë mandatit të ambasadorit”, thuhet tutje në komunikatë./Klankosova.tv

The post Rudolf akreditohet në Kosovë, Osmani: Gjermania mbetet aleat i fuqishëm appeared first on Klan Kosova.