Rubio: Ushtria e SHBA-së kreu një sulm vdekjeprurës kundër një varke me drogë që vinte nga Venezuela

news image

Ushtria amerikane goditi të martën një varkë që transportonte drogë dhe vinte nga Venezuela, bëri të ditur Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në një kohë kur tensionet po rriten mes administratës Trump dhe qeverisë venezuelase.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e konfirmoi sulmin gjatë një konference për shtyp në Zyrën Ovale pasditen e së martës, duke thënë se ushtria kishte “qëlluar” ndaj varkës “pak çaste më parë.”

Disa minuta më pas, Rubio shkroi në platformën X se ushtria kishte kryer një “sulm vdekjeprurës” në jug të Detit të Karaibeve.

Ai tha se “varka e drogës” kishte dalë nga Venezuela dhe “po operohej nga një organizatë e shpallur si narko-terroriste.”

Detajet mbi sulmin, përfshirë se kush e operonte anijen, mbeten ende të pakta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

https://platform.twitter.com/widgets.js