Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është takuar në Uashington me ministrin për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, për të diskutuar raportet dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonomik, shkruan Gazeta Sinjali.
Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se në takim u theksua “raporti i fortë mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut”, duke nënvizuar interesat e përbashkëta në stabilitetin rajonal, bashkëpunimin ekonomik dhe rolin në NATO.
Dy zyrtarët diskutuan edhe për mundësitë e zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike, përfshirë tregtinë dhe investimet.
Nga ana e tij, ministri Mucunski deklaroi se u konfirmua bashkëpunimi mes dy vendeve, i bazuar në “vlera të përbashkëta, interesa politike dhe miqësi të kamotshme”.
“Shpreha përkushtimin e Qeverisë maqedonase për të avancuar dialogun politik me SHBA-në dhe për ta institucionalizuar partneritetin strategjik përmes zbatimit të Planit të përbashkët të Veprimit”, shkroi ai në Facebook pas takimit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);