Rubio: Përgjigjja e Hamasit ndaj propozimit amerikan për armëpushim është “arritje e jashtëzakonshme”

news image

Më shumë tani nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili foli më herët sot në emisionin “This Week” të ABC-së. Ai tha se shpresa e administratës është që “90 për qind” e negociatave të jenë përfunduar deri në momentin që zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë të arrijnë në Kajro.

Siç është raportuar, delegacione nga SHBA-ja, Izraeli dhe Hamasi po shkojnë drejt Egjiptit për të diskutuar mbi propozimin, ndërsa bisedimet indirekte midis Izraelit dhe Hamasit pritet të fillojnë të hënën, sipas një zyrtari egjiptian dhe tre burimeve izraelite.

Rubio tha se, ndonëse nuk i beson plotësisht liderëve të Hamasit, megjithatë po bëhet përparim në negociata.

“Nuk po ju them këtu se këta janë njerëz që i besoj 100%, dhe as që duhet t’u besojmë, por ata në thelb kanë thënë se pajtohen me këtë propozim dhe me kornizën për lirimin e pengjeve,” tha Rubio. “Kjo është një arritje e jashtëzakonshme”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/