Wednesday, March 4, 2026
spot_img
HomeLajmeRubio konfirmon se droni goditi parkingun pranë konsullatës amerikane në Dubai

Rubio konfirmon se droni goditi parkingun pranë konsullatës amerikane në Dubai

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking ngjitur me ndërtesën e konsullatës, raporton BBC, transmeton Sinjali.

“Ndërsa po hyja, pashë gjithashtu raportimet e mediave për konsullatën në Dubai. Përditësimi i fundit që mora, pak sekonda para se të dilja para këtyre kamerave, ishte se një dron fatkeqësisht goditi një parking ngjitur me ndërtesën e kancelarisë dhe më pas shkaktoi një zjarr në atë vend”, ka thënë ai.

“Të gjithë personeli është i evidentuar. Siç e dini, ne filluam të tërheqim personelin nga objektet tona diplomatike paraprakisht”, ka shtuar Rubio.

Ai tha gjithashtu: “Ambasadat dhe objektet tona diplomatike janë nën sulm të drejtpërdrejtë nga një regjim terrorist”.

Konsullata ndodhet në një zonë të dendur të qytetit, pranë ambasadës britanike dhe konsullatës saudite.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT