Friday, February 20, 2026
spot_img
HomeLajmeRubio e falënderon Osmanin dhe Kosovën për angazhimin në Bordin e Paqes...

Rubio e falënderon Osmanin dhe Kosovën për angazhimin në Bordin e Paqes dhe misionin në Gaza

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka shkruar në rrjetet sociale për takimin që pati sot në Departamentin Amerikan të Shtetit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai njoftoi në X se e falënderoi Osmanin dhe popullin e Kosovës për angazhimin në Bordin e Paqes.

“U takova me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe e falënderova atë dhe popullin e Kosovës për angazhimin e tyre për paqen dhe stabilitetin duke qenë anëtare themeluese e Bordit të Paqes”.

“Gjithashtu falënderova Presidenten Osmani për kontributet e saj në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza”, shkruan zyrtari i lartë amerikan, njofton Klankosova.tv.

Rreth takimit është deklaruar edhe shefja e shtetit të Kosovës e cila tregoi se me zyrtarin e lartë amerikan diskutuan mes tjerash për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Diskutuam mundësitë për forcimin e aleancës sonë, si dhe hapat konkretë në këtë drejtim që kanë rëndësi jetike për popullin tonë. Në veçanti, e falenderova për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, për mbështetjen vendimtare amerikane për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për prezencën ushtarake amerikane në Kosovë si prezencë kyqe për paqen e stabilitetin në rajon”.

“Diskutuam për rëndësinë e madhe të anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit në ekonomi e mbrojtje, si pjesë e partneritetit tonë strategjik.

Krah për krah me Shtetet e Bashkuara, mbetemi të përkushtuar ndaj forcimit të paqes dhe sigurisë, adresimit të sfidave të përbashkëta globale dhe avancimit drejt integrimit euroatlantik të Kosovës”, tha ajo në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Osmani takohet me Rubion, diskutohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

https://platform.twitter.com/widgets.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT