Sekretari i Shtetit të ShBA-së, Marco Rubio ka deklaruar se aleancat e Amerikës me partnerët evropianë janë të ndërtuara mbi parimet dhe vlerat e përbashkëta.
Sipas tij, këto vlera të përbashkëta janë liria, dhe liria e shprehjes, transmeton Kankosova.tv.
Këtë deklaratë, e ka shpërndarë edhe Ambasada e Amerikës në Prishtinë.
“Aleancat tona me partnerët tanë evropianë janë ndërtuar mbi parimet tona të përbashkëta, vlerat tona të përbashkëta… Një nga ato vlera dhe parime, shpresojmë, është liria dhe liria e shprehjes”.


