Rubin tregon se telefonata me Thaçin ishte ‘mbresëlënëse’ për presidentin Clinton

news image

James Rubin, ish-top zyrtari amerikan dhe dëshmitar i thirrur nga mbrojtja në rastin e Hashim Thaçit, ka rrëfyer në gjykatë një bisedë telefonike mes asokohe Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, dhe Hashim Thaçit.

Sipas Rubin, Thaçi i kishte thënë “të gjitha gjërat e duhura” gjatë bisedës, ndërsa vlerësoi se ishte mbresëlënëse për Clinton. Ky kontakt kishte ndodhur në kohë bombardimesh dhe gjatë kohës kur Thaçi kishte zotuar se nuk do të kishte “dhunë hakmarrëse” ndaj serbëve të Kosovës.

“Thaçi kishte thënë të gjitha gjërat e duhura në bisedë me Clinton. E kujtoj që ai kishte pasur përshtypje të mirë në bisedë me lider të UÇK-së nga një ambient lufte, ku njerëzit kishin vuajtur gjithëçfarë gjërash, që edhe në atë kohë, pa prompt, ai dërgoi mesazhet më të mira, dhe kur këtë e bëri te Presidenti i SHBA-së, është gjë shumë e mirë për të bënë. E di që Clinton kishte pasur përshtypje të mirë. Që s’do të kishte hakmarrje retributive dhunë ndaj pakicave. Clinton kishte përshtypje të mirë dhe ia kishte thënë shefit të sigurisë kombëtare”, tha ai.

Ai shtoi më tej: “Unë bëja çmos ta mbaja për fjale për këtë zotim ndaj Clinton”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/