Ish-sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, në dëshminë e tij para Prokurorisë Speciale foli për përshkrimin që ia kishte bërë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, diplomati Christopher Hill.
Rubin tha se Hill e përshkruante UÇK-në sikur ata të ishin “rrugaçë”, ndërkohë shton se formulime të tilla nga ai, kanë pasur edhe personalitete të tjera, transmeton klankosova.tv.
Këto formulime nga Hill, Rubin i konsideron si të papranueshme.
”Ndërkohë që po bëni pyetjen shikoj që autori i kësaj kabllodrame është Christopher Hill, më duhet të them që kjo është një kabllogram tipike që shkruante Christopher Hilli që ishte ish-ambasador i Maqedonisë, ish-Jugosllavisë dhe Republikës së Maqedonisë. Pra përshkrimi që bënte zoti Chris për UÇK-në ishte sikur ata ishin rrugaçë. Ai përdorte fjalë të tillë për t’i përshkruar në këtë lloj forme. Unë kur kam udhëtuar me zotin Hill dhe personalitete të tjera larta kam dëgjuar formulime të tilla, dhe për shembull kam dëgjuar komente që reflektonin siç duhet, komente që reflektonin siç duhet zhvillimet e UÇK-së, por Christopher Hill përdorte formulimet ndër më të papranueshmet e mundshme”, tha Rubin, transmeton Klankosova.tv
Rubin ka folur edhe për krijimin e shtabeve, pasi u pyet se çfarë bëri shtabi i përgjithshëm që garancitë e dhëna ndaj tij të respektohen.
”Nuk ka pas ndonjë shtab për gjeneralët në kontekstin e Kosovës, nuk pasur as gjeneral. S’kam pa gjeneral, nuk kam parë shtab për gjeneralët. Është shkruar se ç’është shkruar, përshtypjet që krijohen për UÇK-në është tërësisht e ndryshme nga përshtypjet që kam unë për UÇK-në, të krijoj përshtypjen sikur shtabi i përgjithshëm i UÇK-së takohej me përfaqësues politik në mënyrë të ngjashme sikur do të takoheshim ne në Amerikë ose në vende të tjera”, tha Rubin, transmeton Klankosova.tv
The post Rubin thotë se Hill e përshkruante UÇK-në sikur ata të ishin “rrugaçë” appeared first on Klan Kosova.