Ish-zyrtari i lartë Amerikan, James Rubin, po e jep dëshminë e tij në Hagë i ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Përveç avokatit të Thaçit, Luka Misheviq, ai u pyet edhe nga avokati i Kadri Veselit, rreth arsyetimit të tij për ndërhyrjen ndërkombëtare në Kosovë.
Ish-ndihmëssekretari Amerikan, deklaroi se pas Bosnjës, ku ndodhën krime të tmerrshme, qëllimi ishte të mbroheshin civilët dhe të parandalohej përsëritja e atij tmerri.
Rubin theksoi se shqiptarët e Kosovës po vriteshin vetëm pse ishin shqiptarë.
“Donim të ishim në anën e viktimave. Ata, jo vetëm që ishin të shtypur, por po masakroheshin”, tha Rubin.
“Synimi ishte që njerëzit të ishin të lirë dhe të mos ndiqnin politikat e shtypësit të tyre”, shtoi ai.
The post Rubin: Qëllimi i ndërhyrjes ndërkombëtare ishte të mbroheshin civilët appeared first on Klan Kosova.