Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, edhe sot raportoi drejtpërdrejt nga Haga, ku James Rubin, ish-ndihmëssekretar i shtetit amerikan, përfundoi dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara.
Në ditën e tretë dhe të fundit të dëshmisë, Rubin iu përgjigj pyetjeve shtesë të prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ai theksoi se Thaçi ka qenë lider politik dhe jo ushtarak, duke shtuar se “asnjë urdhër i nënshkruar nga Hashim Thaçi nuk ekziston, as pas 25 vitesh”.
Me këtë deklaratë, Rubin e bëri të qartë njëherë e mirë këtë çështje.
Ai e përmbylli dëshminë i lumtur dhe krenar që dëshmoi në Hagë.
Ndiqni detajisht dëshminë e plotë të Rubin, nga Mujku në kronikën e mëposhtme:
The post Rubin: Krenar e i lumtur që dëshmoi në Hagë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.