Rubin kishte refuzuar t’i përgjigjet ZPS-së, “kjo nuk është mënyra si trajtohet një burrështetas!”

Rubin kishte refuzuar t’i përgjigjet ZPS-së, “kjo nuk është mënyra si trajtohet një burrështetas!”

Dëshmitari i parë i ftuar nga mbrojtja e Hashim Thaçit, ish zëdhënësi i DASh ka deklaruar se Gjykata Speciale i ka mbajtur padrejtesisht kaq gjatë krerët e UÇK-së në paraburgim, duke ditur faktin se ata i janë dorëzuar vetë Speciales dhe kanë bashkëpunuar me Dhomat e Specializuara.

Rubin ka deklaruar se gjatë përgatitjes për dëshminë e tij ka biseduar me juristë dhe ekspertë tjerë nga të cilët ka fituar përshtypjen se kjo nuk është mënyra si trajtohet një burrështetas, njofton Klankosova.tv.

Është zbuluar se Rubin fillimisht ka refuzuar tu përgjigjet Prokurorisë, me arsyetimin se dëshmia e tij nuk i përshtatet pikëpamjes së ZPS.

The post Rubin kishte refuzuar t’i përgjigjet ZPS-së, “kjo nuk është mënyra si trajtohet një burrështetas!” appeared first on Klan Kosova.