Ish-ndihmëssekretari i ShBA-së James Rubin, edhe sot ka dëshmuar në Hagë i ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ai para trupit gjykues dhe avokatëve deklaroi se diplomati amerikan Christopher Hill nuk ishte miqësor me Hashim Thaçin.
“E dija se Chris Hill do të jepte shpjegime negative për sjelljen e tij dhe do të bënte komente negative për Thaçin te delegacioni amerikan, dhe mund t’i bënte këto edhe për senatorin Bobe Dole”, deklaroi ai njofton Klankosova.tv.
Ish-zyrtari i lartë i ShBA-së u pyet nga gjykatësi Christoph Barthe, nëse ish-presidenti Hashim Thaçi, po fshihej kur erdhi koha për ta nënshkruar marrëveshjen.
Për këtë Rubin, tha:
“Qëndrimi nuk do të ishte i shkreti Thaçi është fshehur, por Hill tha ‘pse nuk është këtu ai”, “pse bën ai sikur është një person i rëndësishëm”.
“Unë isha në dijeni që Hill kishte ndikim në këtë situatë, dhe do përpiqesha të thosha se ka arsye që nuk është këtu, ndoshta ka mbetur në bjeshkë, ndoshta është në rrezik”, tha Rubin.
Rubin tha se Thaçi i kishte thënë se i duhej të udhëtonte maleve sepse kishte fletarrestim për të nga Serbia në mars 1999.
The post Rubin: Hill kishte qëndrim negativ ndaj Thaçit appeared first on Klan Kosova.