Ish-ndihmëssekretari amerikan, James Rubin, po vazhdon dhe sot dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Rubin tha se kontaktet e fundit me ish-presidentin Thaçi i ka pasur në vitin 2020, transmeton Telegrafi.
“Hera e fundit qe kam qenë në kontakt me Thaçin, është në periudhën 2020, kur përfaqësoja atë për marrëveshje paqësore me Serbinë. Para aktakuzës kam punuar me të, kemi biseduar me të, apo me ndonjë përfaqësues të tij. Nuk më kujtohet se kemi biseduar për Specialen, por kemi biseduar për paqen e përhershme me Serbinë”, deklaroi ai.
Rubin po ashtu deklaroi se Rubin tha se për të është e pakuptimtë se si trajtohet ish-presidenti Hashim Thaçi që është vetëdorëzuar.
“Fakti që janë mbajtur kaq gjatë në paraburgim më shqetëson, pasi që këta janë dorëzuar vullnetarisht dhe kanë bashkëpunuar me gjykatën. Në rastin e të akuzuarit Hashim Thaçi, nuk e kuptoj pse vazhdon të jetë në paraburgim. Unë mendoj se kjo është e gabuar, kjo nuk është drejtësi. Jam takuar me ekipin e mbrojtjes në Uashington, kam kaluar pesë vite duke pritur që të nis gjykimi. Kam pyetur njerëz të fushave e juristë a është normale kjo më kanë thënë që jo, është mënyrë e pazakontë për të trajtuar një burrë shteti që është vetëdorëzuar”, theksoi ai.
Rubin po vazhdon dëshminë në Speciale për të dytën ditë. /Telegrafi