Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, po vazhdon dëshminë në Dhomat e Specializuara në Hagë në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Rubin tha se asnjëherë nuk e ka konsideruar UÇK-në si një strukturë të mirëfilltë, duke shtuar se UÇK-ja ishte një organizatë e re dhe sipas tij Shtabi i Përgjithshëm nuk ka ekzistuar fare, transmeton klankosova.tv.
”Këtu bëhet fjalë për një grup që nuk ka qeverisur ndonjëherë, që nuk do të thotë shtet, që nuk ishte as ushtri që nuk ka as strukturë ushtarake, që po përpiqen t’i bëjnë thirrje perëndimit dhe përpiqen të tregojnë se kanë vlera perëndimore. Thanë se ne jemi tolerantë, nuk duam të marrim hak, ne kemi vlera demokratike, kështu e kam kuptuar unë në mënyrën se si janë shprehur ata. Nëse i kanë zbatuar apo jo këto vlera, kjo u duk më pas në kohë. Por nuk mendoj që Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së që sipas meje nuk ekzistonte fare, nuk doja të verifikoja asgjë sepse e kuptoja dëshirën e tyrë për të komunikuar me ne”, tha Rubin.
Ndërkaq, shtoi se as Qeveria e Përkohshme nuk ka ekzistuar, në atë kohë, ishte thjeshtë një aspiratë, por jo një realitet. /Klankosova.tv
The post Rubin flet hapur: Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së nuk ka ekzistuar, më thanë ”kemi vlera demokratike” appeared first on Klan Kosova.