Rubin: Donim që Thaçi të kthehej në udhëheqës i një kombi drejt lirisë

news image

James Rubin, ish-diplomati amerikan, është pyetur për një deklaratë të Madeleine Albright, e cila para shumë vjetësh kishte thënë se “Hashim Thaçi është lideri, pra udhëheqësi”.

Lidhur me këtë, Rubin tha se Albright ka zgjedhur me shumë kujdes fjalët e saj dhe se amerikanët donin që Thaçi të kthehej në një udhëheqës i një kombi drejt lirisë.

“Mendoj se Madeleine Albright ka zgjedhur fjalët e saj. Ajo nuk ka thënë lideri, por ka thënë një prej liderëve, dhe kjo ka dallim. Pra, lideri i një grupi që udhëhiqte kombin e tij drejt rrugës së lirisë. Kjo është edhe fjala që ka përdorur edhe Clinton. Donim që ai të kthehej në një udhëheqës. Albright tha ‘një drejtues’, kështu e konsideroja edhe unë, pra një drejtues i delegacionit që ishte zgjedhur nga ai shqiptar. Ai ishte një person si kryetar, një drejtues, udhëheqës, pra në Rambuje. Nëse ka thënë udhëheqës i delegacionit, kjo është e saktë. Të udhëhiqte njerëzit e tij, t’i çonte drejt rrugës së paqes dhe kjo ishte e vështirë, dhe këtë ka dashur ta përcjell edhe Albright, e njihja shumë mirë atë”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/