Ish-diplomati amerikan James Rubin, gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, deklaroi se nuk është gjetur asnjë provë që lidh ekzekutime apo vrasje me udhëheqësit e UÇK-së.
Rubin theksoi se pas një hulumtimi të gjatë, ai arriti në përfundimin se të gjitha akuzat për vrasje dhe pretendimet e tilla ishin të fabrikuara nga rusët dhe organizata të sponsorizuara nga serbët, si pjesë e fushatave dezinformuese.
“Ne nuk kemi gjetur asnjë të dhënë dhe asnjë provë që lidhte pretendime të tilla për ekzekutime dhe vrasje, as me Thaçin, as me Krasniqin. Rreth 25 vjet pasi jam larguar, kam pyetur të gjithë ata që mund të kishin pasur informacione lidhur me këtë pretendim… asnjëherë nuk më kanë dhënë të dhëna të tilla”, tha Rubin.
Ai shtoi: “Duke ndjekur çështjen në vitet 1990 dhe 2000, kam mbërritur në përfundim që të gjitha akuzat të kriminalitetit, vrasjeve apo ekzekutimeve, apo edhe akuzave dhe pretendimeve të tilla, ishin të fabrikuara dhe të lidhura me fushata dezinformimi të organizuara nga rusët, ose të organizatave të sponsorizuara nga serbët.”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!