Tuesday, February 17, 2026
spot_img
HomeLajme“Rubikoni” nga Haga, Kelmendi shfaqet para Gjykatës Ndërkombëtare (VIDEO)

“Rubikoni” nga Haga, Kelmendi shfaqet para Gjykatës Ndërkombëtare (VIDEO)

Një pjesë e emisionit “Rubikon” sonte po transmetohet direkt nga Haga.

Gazetari dhe autori i emisionit, Adriatik Kelmendi, u paraqit përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku tha:

“Nga Haga, para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, një vend që e ka vulosur atë që është shpallur në Kosovë në këtë datë para 18 vjetësh dhe që tani ka nevojë të mbajë edhe një fjalë tjetër nesër – ajo e atij që e lexoi Deklaratën e Pavarësisë, ish-kryeministri i Kosovës atë kohë, i cili e shpalli Pavarësinë. Ai do të duhet të dëshmojë se lufta e tij dhe e shokëve të tij ka qenë luftë e drejtë dhe luftë për të çliruar një popull”.

Nga atje do të flasin edhe Abelard Tahiri, gazetarja e Klan Kosovsës, Rina Mujku dhe Flogert Muça./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT