Valon Murati, ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, vjen në një intervistë të veçantë ku flet për herë të parë pas vendimit për shuarjen e kësaj force politike.
Në një rrëfim të hapur, ai ndalet tek arsyet që çuan në këtë vendim, sfidat gjatë rrugëtimit politik dhe përkushtimin ndaj idealit të bashkimit kombëtar.
– Kush, sipas tij, e banalizoi idenë e bashkimit të shqiptarëve dhe pse?
– Pse e sheh ripërcaktimin e kufijve si opsionin më të drejtë dhe më realist për bashkimin kombëtar?
– Si e komenton raportin e dikurshëm me Albin Kurtin dhe arsyet e ndarjes nga ai?
– Çfarë thotë për situatën aktuale politike në Kosovë?
– Si i sheh raportet e Kosovës me Shqipërinë?
Këto dhe shumë të tjera, sonte në Klan Kosova, nga ora 20:45.
The post RUBIKON sonte: Valon Murati appeared first on Klan Kosova.