Në emisionin e sotëm Rubikon në Klan Kosova do të diskutohet për mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje në prill të këtij viti.
Çështja që mund ta çojë edhe një herë sovranin drejt kutive të votimit është zgjedhja e presidentit të ri.
– President i ri apo vendi shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme?
– Cili është skenari më i mundshëm dhe kush përfiton?
– A po rreshtohen partitë drejt një marrëveshjeje apo drejt përballjes elektorale?
– Çfarë po ndodh brenda LDK-së dhe si po lëvizin skenarët politikë në vend?
Këto dhe të tjera, diskutohen sonte me Albert Krasniqin, Ardiana Thaçi-Mehmetin, Vehbi Kajtazin, Labinot Balajn dhe Ilir Dedën.
Klan Kosova, 20:45.


