Përplasja e madhe, nga Kuvendi te komunat, kjo është tema rreth së cilës zhvillohet debati i sotëm në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.
Kush po e keqlexon aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese?
A u shkel ky aktgjykim nga kryesuesi i seancës për konstituim të Kuvendit?
Si duhet lexuar qëndrimet politike të krerëve të partive pas takimit të së shtunës?
A rrezikon që bllokada aktuale në nivel qendror të reflektohet edhe në zgjedhjet lokale?
Këto dhe të tjera, diskutohen me Ardian Bajraktarin, Aida Dërgutin, Rrahman Paçarizin, Vehbi Kajtazin dhe Ilir Dedën. Klan Kosova, 20:45.
The post RUBIKON sonte: Përplasja e madhe, nga Kuvendi te komunat appeared first on Klan Kosova.