Pas 177 ditësh bllokade, Kuvendi i Kosovës u konstituua.
– A u shënua sot fundi i krizës institucionale, apo fillimi i përplasjeve të reja?
– Çfarë sinjalizon vendimi i LDK-së për ta votuar Rashiqin?
– Kush fitoi politikisht nga ky zhvillim dhe kush mbeti jashtë loje?
– A u shkel edhe sot Kushtetuta e Kosovës, siç pretendon Lista Serbe?
Në pjesën e dytë, flasim për zgjedhjet lokale: cilat janë komunat më të nxehta, për kënd përfundon gara këtë të diel dhe si mund të ndikojnë zhvillimet në nivel qendror në rezultatet e kandidatëve?
Këto dhe gjithçka tjetër rreth aktualitetit politik, e diskutojmë sonte me panelin e përbërë nga Dardan Sejdiu, Ilir Deda, Labinot Balaj, Aida Dërguti, Rrahman Paçarizi dhe Azdren Shala.
Klan Kosova, 21:00.
The post Rubikon sonte: Kuvendi i konstituuar dhe zgjedhjet lokale appeared first on Klan Kosova.