Rubikon sonte: Kush (s’)po do konstituim Kuvendi?

Rubikon sonte: Kush (s’)po do konstituim Kuvendi?

Për ngërçin institucional, vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese me kufizimet për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe loja e Lëvizjes Vetëvendosje me kuvendin, do të diskutohet në Rubikon.

Si dështoi LVV-ja 57 herë të zgjedhë kryeparlamentarin, si partia që doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit?

Çfarë loje po luan Albin Kurti e Lëvizja Vetëvendosje me institucionin më të lartë legjislativ në vend?

Çfarë kalkulime po bën Lëvizja Vetëvendosje?

A do të arrihet që brenda afatit të ri kushtetues 30 ditor të dilet nga ky ngërç?

Çfarë po planifikojnë partitë ish-opozitare?

A po hyn Kosova në një krizë kushtetuese pa dalje?

Këto dhe të tjera, i diskutojmë me panelin e përbërë nga Dardan Sejdiu, Rrahman Paçarizi, Azdren Shala, Naim Jakaj dhe Skender Musa. Klan Kosova, 20:45.

The post Rubikon sonte: Kush (s’)po do konstituim Kuvendi? appeared first on Klan Kosova.