Sonte në pjesën e parë të emisionit “Rubikon” në Klan Kosova, mysafir është kryetari aktual i Prishtinës që kërkon një mandat të ri, Përparim Rama.
Ai do të flasë për katër vitet e udhëheqjes së tij në kryeqytet dhe për planin për katër vitet e ardhshme, nëse merr sërish besimin e qytetarëve.
Si ka ndryshuar Prishtina gjatë katër viteve të fundit?
Cilat janë projektet më të rëndësishme që ai thotë se i ka realizuar gjatë mandatit të parë?
Ku kanë ngecur punët dhe cilat projekte kanë mbetur pezull?
Çka po ndodh me projektet e mëdha si ndërtimi i “Rrugës A”, ndërlidhja e lagjeve, sheshet e nënkalimet?
Kush nga kundërkandidatët mund të ia rrezikoj një mandat të dytë?
Këto dhe gjithçka tjetër rreth kryeqytetit, diskutohen me fillim nga ora 21:00.
Ndërkaq në pjesën e dytë, ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, flet mbi zhvillimet politike në shtetin maqedonas dhe rajon.
A po cenohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut?
Përse thotë se deklaratat e Kurtit për gjuhën shqipe e dobësojnë pozitën e shqiptarëve?
Cili ishte, sipas tij, roli i Kurtit në ardhjen e Mickoskit në pushtet?
Si shihet kriza politike në Kosovë nga Shkupi?
Klan Kosova.
The post RUBIKON sonte: Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe ish-ministri i Jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani appeared first on Klan Kosova.