Deklarata e Presidentit amerikan, Donald Trump, se ai ka ndalur një luftë mes Kosovës dhe Serbisë dhe se do të merret sërish me këto shtete, është tema kryesore e debatit të mbrëmjes në “Rubikon” të Klan Kosova.
-A po rikthehet vëmendja amerikane drejt Kosovës dhe Serbisë në këtë kohë turbulencash gjeopolitike?
-A është Kosova e gatshme të marrë zotime me një qeveri në detyrë?
-Si po interpretohet mesazhi i Trump në Prishtinë dhe Beograd?
-Çfarë do të thotë kjo për dialogun mes dy vendeve?
-A mund të ketë fokus të ri në marrëveshjen e Uashingtonit?
Për këto dhe më shumë, sonte nga ora 20:45 në panel do të diskutojnë Vehbi Kajtazi, Bekim Çollaku, Rrahman Paçarizi, Ilir Deda dhe Besnik Tahiri.
The post Rubikon sonte: Deklarata e Trumpit për ndalimin e një lufte mes Kosovës dhe Serbisë appeared first on Klan Kosova.