Mesazhet kryesore që ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i dërgoi nga qelia në Hagë përmes intervistës ekskluzive në Rubikon, janë në qendër të debatit të sotëm.
-Çfarë porosi politike dha Thaçi pas katër vitesh në paraburgim?
-Çka tha për Gjykatën Speciale dhe procesin me të cilin po përballen atje që nga viti 2020?
-Si e sheh pozicionin e Kosovës në rrethanat e reja gjeopolitike?
-Çka tha për dialogun, aleatët, dhe rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike?
-Cili ishte mesazhi kyç i Thaçit për qytetarët e Kosovës – dhe për drejtësinë ndërkombëtare?
Këto dhe të tjera, i diskutojmë sonte me panelin e përbërë nga Ismail Syla, Aida Dërguti, Rrahman Paçarizi, Vehbi Kajtazi dhe Ilir Deda, në Klan Kosova nga ora 20:45.
The post Rubikon sonte: Çfarë porosish politike dha Thaçi pas katër vitesh në paraburgim? appeared first on Klan Kosova.