Vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për t’i futur bizneset e mëdha në treg të hapur të energjisë elektrike, ka shqetësuar jo vetëm bizneset, por edhe odat që merren me mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Shumë biznese iu drejtuan Gjykatës Komerciale për të trajtuar këtë çështje, e cila në një vendim që u publikua të mërkurën (30 korrik) njoftoi se vendimi dhe njoftimi i ZRrE-së për t’i vënë bizneset në treg të hapur të energjisë është i kundërligjshëm.
Për këtë temë do të diskutohet sonte në emisionin Rubikon në Klan Kosova, me të ftuarit Blinera Osmanin, Kujtim Gjevorin, Kushtrim Ajvazin, Lulzim Rafunën, Avni Arifin dhe Vehbi Kajtazin.
– A po sinjalizon ZRrE se s’do ta zbatojë vendimin e Gjykatës Komerciale lidhur me tregun e hapur energjetik?
– A duhet të ndërhyjë prokuroria e shtetit?
– A u faturuan bizneset për qershor me çmime dy herë më të larta?
– Çfarë përgjegjësie kanë institucionet qendrore për goditjen ndaj bizneseve?
– A është ekonomia e vendit në prag të një goditjeje të re?
Këto dhe të tjera tema do të diskutohen me të ftuarit e sotëm.
Klan Kosova, 20:45.
The post RUBIKON sonte: Bizneset në alarm – çmimi i rrymës rrezik i madh! appeared first on Klan Kosova.