Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim ka reaguar pas humbjes ndaj Brentford, duke pranuar se skuadra e tij nuk arriti të vendosë ritmin e ndeshjes.
Brentford i nxori problemet e radhës “Djajve të Kuq” për t’i mposhtur me rezultat bindës 3-1.
“Sigurisht që duam të fitojmë. Nuk e kontrolluam lojën, luajtëm lojën e Brentfordit. Topat e parë, të dytë, goditjet standarde – të gjitha momentet vendimtare ishin kundër nesh. Është e vështirë të humbim sërish, por duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës”.
Ai shtoi se gabimet e mbrojtjes ishin të parashikuara, por ekipi nuk reagoi siç duhej.
“Goli i parë erdhi nga një top i gjatë. Kemi punuar gjatë javës për këtë, edhe për goditjet standarde. E dinim se topat e gjatë do të vinin, një prekje dhe ata kishin mundësinë. Duhet të bëjmë më mirë”.
“Nuk luajtëm lojën tonë. Kishim kontroll vetëm për disa momente, por në përgjithësi ishte e njëjta gjë. Duhet të luajmë lojën tonë, jo të kundërshtarëve, por ata ishin më të fortë në këtë aspekt”.
“Është gjithmonë e njëjtë të humbasësh me këtë klub, të dhemb shumë. Duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër”.
Man Utd renditet në pozitën e 13-të në Ligën Premier me vetëm shtatë pikë./Telegrafi/