E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeRuajtja e paqes dhe stabilitetit në Kosovë mbetet qëllim i përbashkët

Ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Kosovë mbetet qëllim i përbashkët

Ministri letonez i Mbrojtjes, Andris Spruds, ka folur për takimin që e pati me homologun e tij kosovar, Ejup Maqedonci, gjatë vizitës në Prishtinë, transmeton KosovaPost.

Në një postim në platformën X, ai ka theksuar se Letonia është fuqimisht e përkushtuar për të marrë pjesë në NATO operacionet në Kosovë.

“Gjatë vizitës sime sot tek trupat e Letonisë, pata një takim produktiv me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci”.

“Ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon gjatë këtyre kohërave të trazuara mbetet qëllimi ynë i përbashkët”, ka thënë Spruds.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT