Për dy javë rresht, punonjësit e Radio Televizionit Publik të Kosovës (RTK) mbetën pa paga, si pasojë e mosalokimit të buxhetit për pjesën e dytë të vitit nga Qeveria në detyrë Kurti.
Kjo situatë solli reagime të shumta publike, si nga punonjësit e RTK-së – një pjesë e të cilëve dolën edhe në protesta. Thirrjeve për zgjidhje iu bashkua edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke rritur presionin ndaj institucioneve.
Në mbledhjen e 267-të të mbajtur sot, Qeveria në detyrë ka vendosur të ndërhyjë, duke ofruar një zgjidhje për nevojat financiare të transmetuesit publik.
“Miratohet në parim kërkesa për huamarrje deri në 2,540,000 euro nga Radio Televizioni i Kosovës për qëllime të likuiditetit të transmetuesit publik”, thuhet në vendimin e miratuar sot nga Qeveria.
Dy javë pa paga, AGK thirrje Qeverisë që ta ndajë buxhetin për RTK-në
Mediumi shtetëror: Protestojnë punëtorët e RTK-së, për paga (VIDEO)
The post RTK-ja mbeti pa paga për dy javë – Qeveria në detyrë ia siguron mjetet përmes huasë appeared first on Klan Kosova.